Çfarë e bën një grua të tradhtojë partnerin?

February 13, 2022
min lexim

Ekziston një keqkuptim i zakonshëm se janë vetëm burrat ata që tradhtojnë dhe se gratë janë gjithmonë besnike. Por, lind pyetja: Me kë po shkojnë të gjithë këta burra që tradhtojnë?

Janë disa arsye tipike që e çojnë një grua drejt tradhtisë:

Ndihen të nënvlerësuara, të neglizhuara ose të injoruara.

Ato ndihen më shumë si një shërbëtore ose dado sesa një grua ose e dashur. Pra, ata kërkojnë një situatë ku t’i shprehet rëndësia e vërtet që kanë, përveç shërbimeve që kryejnë.

Dëshirojnë intimitet emocional

Gratë priren të ndihen të vlerësuara dhe të lidhura me një tjetër më shumë përmes ndërveprimit jo-seksual, emocional sesa aktiviteti seksual. Kur ato nuk e ndjejnë këtë lloj lidhjeje nga partneri i tyre mund ta kërkojnë atë diku tjetër.

Ndihen të mbingarkuara nga nevojat e të tjerëve

Hulumtimet e fundit rreth grave që tradhtojnë tregojnë se shumë gra, pavarësisht se deklarojnë se e duan bashkëshortin, shtëpinë, punën dhe jetën e tyre, tradhtojnë gjithsesi. Këto gra shpesh përshkruajnë se ndihen pa mbështetje dhe të mbingarkuara nga detyrimi për të qenë gjithçka për të gjithë njerëzit në çdo kohë, saqë kërkojnë seks jashtëmartesor si një formë e përmbushjes.

Janë të vetmuara

Gratë mund të përjetojnë vetminë në një marrëdhënie për shumë arsye. Ndoshta bashkëshorti i tyre punon me orë të tëra ose udhëton për biznes rregullisht, ose ndoshta bashkëshorti i tyre nuk është i disponueshëm emocionalisht. Cilido qoftë shkaku, ato ndihen të vetmuara dhe gjejnë zgjidhjen e gabuar përmes tradhtisë për të mbushur boshllëkun.

Ato presin shumë nga një marrëdhënie

Disa gra kanë pritshmëri të paarsyeshme për atë që duhet të ofrojë partneri dhe marrëdhënia e tyre. Ato presin që partneri të plotësojë çdo nevojë të tyre 24/7, 365 ditë në vit, dhe kur kjo nuk ndodh, ato kërkojnë vëmendje diku tjetër, shkruan Class.

Nuk po bëjnë seks të kënaqshëm në shtëpi

Ekziston një ide e gabuar shoqërore se vetëm burrat e shijojnë seksin. Por shumë gra gjithashtu e shijojnë seksin, dhe nëse nuk e gjejnë atë në shtëpi, ose nuk është i këndshëm për to, për çfarëdo arsye, ato mund ta kërkojnë diku tjetër. /

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Amerikanët gati për ndeshjen finale të futbollit, Super Bowl

Story i radhës

Ukrainasit në kufi hartojnë plane në rast lufte me Rusinë

Të fundit nga

ShkoLartë