Ai mendon për fushën, ku dëshira për të fituar dhe për lënë një kujtim të bukur është më e fortë se kurrë, siç tregoi edhe goli i shënuar ndaj Interit në Champions League.
Sidoqoftë, rreth Thomas Muller nuk mungojnë zërat për të ardhmen e tij.
E vetmja gjë e sigurt është se në fund të sezonit, ylli gjerman do t’i japë fund aventurës së tij 25-vjeçare me Bayern Munich dhe, në moshën 35-vjeçare, do të jetë i lirë të zgjedhë se ku do ta vazhdojë karrierën dhe në çfarë roli.
Përveç interesimit të zakonshëm nga Arabia Saudite, nga Turqia vjen një tjetër pistë intriguese. José Mourinho, tashmë i lidhur me Fenerbahçe për sezonin e ardhshëm, raportohet se do të donte ta shihte Müllerin si liderin e ri të skuadrës së tij. Sipas portalit “Fanatik”, trajneri portugez po mendon për një emër të madh që mund të zëvendësojë Edin Dzekon dhe Dusan Tadic, të cilët pritet të largohen në fund të sezonit.
“Ka pasur sukses që i ri, ashtu si unë. Prandaj njerëzit mendojnë se jemi më të vjetër nga sa jemi në të vërtetë”, – kishte deklaruar Mourinho për Thomas Müller që në vitin 2019. Sipas zërave, Fenerbahçe është gati t’i ofrojë kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, për ta bindur kampionin e botës të bashkohet me projektin e “Special One”.
Nga ana e tij, Müller ende nuk e ka shprehur qartë dëshirën për të ardhmen, pasi dëshiron të përqendrohet maksimalisht në fundin e sezonit me bavarezët, përpara se të marrë një vendim për kapitullin e ardhshëm të karrierës.
Burimi: botasot.info