Çfarë duhet të keni parasysh kur punësoni për pozitën e menaxherit?

August 4, 2022
min lexim

Menaxherët e kanë fuqinë për ta ndërtuar ose rrënuar kompaninë. Gjersa liderët e mirë e shtyjnë ekipin drejt qëllimeve individuale dhe të kompanisë, menaxheri i keq më shumë ngjan në diktator prania e të cilit krijon heshtje dhe frikë. Prandaj, nëse po mendoni që ta punësoni një menaxherë nga jashtë është mirë t’i keni parasysh këta 7 faktor që Akademi Pune do t’i radhisë tani.

Përvoja

Punësimi në bazë të përvojës nuk do të thotë që domosdoshmërish ai kandidat duhet ta ketë pasur pozitën e menaxherit më parë. Mjafton të tregojë aftësi udhëheqëse, por edhe të ketë qenë udhëheqës në ndonjë projekt.

Pyesni se cili ka qenë suksesi më i madh në departamentin ku ka punuar dhe çfarë domethënie kishte për të! Pastaj jini të vëmendshëm gjatë përgjigjes së tij!

Arsimimi

Menaxheri ideal e ka të qartë se mund të shkojë më tutje për t’i rritur aftësitë e tij të udhëheqjes duke bërë kurse dhe për të fituar certifikata. Sigurisht që dëshironi ta punësoni dikë i cili është në gjendje të mësojë, të përforcojë e të rimesojë sa herë që është e nevojshme. Kjo sepse vendi i punës është dinamik dhe gjithnjë në ndryshim e sipër, prandaj është e rëndësishme që pjesë e kompanisë të bëhet dikush që është në gjendje gatishmërie ta zhvillojë veten.

Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi

Aftësitë e mira të komunikimit janë të rëndësishme për të gjithë punonjësit e sidomos për dikë i cili do të zë vende udhëheqëse në punë. Menaxherët shërbejnë si urë lidhëse në mes të hierarkive në kompani e për ta bërë këtë sigurisht që duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në mënyrë efektive.

Ata duhet të jenë në gjendje që edhe në rast krizash për kompaninë të jenë në gjendje që t’i ulin tensionet dhe shqetësimet ndër punonjës. E përveç kësaj edhe, t’i tensionet e konflikteve në mesin e anëtarëve të kompanisë.

Fleksibiliteti

Ndryshimet janë të vazhdueshme në çdo biznes si në ato të voglat ashtu edhe në ato të mëdhatë. Ndoshta projekti të cilin e keni menduar nuk po shkon në vijën e duhur, prandaj duhet ta ndryshoni drejtimin. Andaj, kur e merrni një menaxher në punë fleksibiliteti duhet të jetë njëra ndër cilësitë që i kërkoni nga ai. Menaxheri duhet t’i shmanget shablloneve e në vend të kësaj duhet të jenë në gjendje t’i marrë parasysh të gjitha llojet e situatave dhe të veproni sipas nevojës.

Marrja dhe dhënia e kritikave konstruktive

Askush nuk di gjithçka, madje as dikush në pozitë udhëheqëse. Menaxherët duhet të jenë persona të cilët nuk i marrin kritikat dhe sugjerimet si personale. Ata duhet të japin kritika, por kritika konstruktive dhe me tonin e duhur.

“Pakoja e aftësive”

Përveç aftësive të buta, a i posedon kandidati edhe aftësitë e forta për ta bërë punën? Këto dy grupe aftësish janë të rëndësishme për dikë i cili do të punojë me të tjerët dhe do ta bëjë baraspeshën me persona të cilët kanë aftësi të ndryshme. Duhet ta gjeni dikë i cili është në gjendje të punojë me secilën pozitë, edhe nëse ata nuk kanë përvojë pune në të gjithë sektorët!

Qëllimet profesionale dhe qëllimet e kompanisë

Ashtu si me çdo pozitë tjetër edhe kur përpiqeni ta punësoni një menaxher, duhet ta shikoni nëse qëllimet e tij profesionale përshtaten me ato të kompanisë. Ka mjaft punonjës që janë të dhënë vetëm pas titullit dhe pagës, në vend që ta kenë synim për ta shtyrë kompaninë përpara. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Amnezia e identitetit në dashuri: të harrosh se kush je

Story i radhës

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë, shpall konkursin për administratorët e rinj

Të fundit nga

ShkoLartë