Çfarë duhet të dini kur merrni një dërgesë postale me vlerë të ulët nga jashtë për në Maqedoni

March 17, 2023
1 minut lexim

Dërgesat me vlerë të ulët të dërguara nga jashtë për në Maqedoni nga persona fizikë, me vlerë totale deri në 45 euro për dërgesë, lirohen nga pagesa e detyrimeve doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar TVSH-ja (me kusht që të mos jetë me natyrë tregtare).
Dërgesat me vlerë të ulët të dërguara nga personat juridikë me vlerë totale deri në 22 euro përjashtohen nga pagesa doganore dhe TVSH-ja. Dërgesa e dërguar nga personi juridik me vlerë totale nga 22 deri në 90 euro është e përjashtuar nga dogana, por për të njëjtën do të paguhet TVSH.
Këto përjashtime nuk vlejnë nëse dërgesa përmban alkool dhe pije me përmbajtje alkoolike, parfume, duhan dhe produkte duhani.
Për dërgesat nga jashtë të dërguara nga individë fizikë me vlerë totale mbi 45 euro, si dhe dërgesa nga persona juridikë me vlerë totale mbi 90 euro paguhet dogana dhe TVSH-ja.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Verstappen dominon provat e lira

Story i radhës

Kryediplomati suedez: Mbetja e Suedisë jashtë NATO-s nuk do të ndryshojë asgjë në afat të shkurtër

Të fundit nga

ShkoLartë