Njerëzit janë të “programuar” për të prekur. Nga lindja deri në ditën kur vdesim, nevoja jonë për kontaktin fizik mbetet e pandryshuar. Të jesh i “uritur” për kontakt fizik (touch starvation) ndodh kur një person përjeton pak ose aspak prekje nga të tjerët.
Ky fenomen është më i zakonshëm në vendet që po bëhen gjithnjë e më të prirura të shmangin kontaktin fizik. Një studim i vitit 2015 mati se në çfarë mase njerëzit pranonin kontaktin fizik në pesë vende; Finlanda dhe Franca u renditën në krye, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte në fund.
Arsyet pse kulturat ndryshojnë në pranimin e prekjes nuk janë të qarta. Ato mund të lidhen me rritjen e përdorimit të teknologjisë, frikën se prekja mund të shihet si e papërshtatshme, ose me faktorë kulturorë.
Megjithatë, hulumtimet tregojnë se mungesa e kontaktit të rregullt njerëzor mund të ketë ndikime serioze dhe afatgjata.
Si ta kuptoni nëse jeni “touch starved”? Nuk ka një mënyrë të saktë për ta ditur, por mund të ndiheni jashtëzakonisht të vetmuar për shkak të mungesës së emocioneve të ngrohta.
Burimi: botasot.info