Çfarë do të sjell bashkimi i ASK-së dhe AZ-së? Stojanovski: Është zgjidhje e mirë nëse bëhet në mënyrë profesionale

min lexim

Bashkimi i Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për zbulim, që e paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski, me shumë gjasa do të ndodh në fund të vitit. Edhe pse vetë paralajmërimi shkaktoi reagime të caktuara për atë nëse në këtë mënyrë mund të ketë vakum sigurie, megjithatë ekspertët vlerësojnë se kjo do të jetë zgjidhje e mirë. Profesori i Fakultetit të sigurisë, Tërpe Stojanovski, thotë se shembuj të tillë ka edhe në shtetet tjera, por faktori kryesor është që kjo reformë të zbatohet në mënyrë profesionale.

“Tani para Qeverisë së re duhet të kuptohet se kur të hyjnë në proces të reformave, ata duhet të zbatohen plotësisht. Për shkak se më së shpeshti deri më tani ndodhnin reformat të cilat zbatoheshin deri diku, por jo plotësisht. Këtë posaçërisht mund ta theksoj kur u nda ASK-ja nga MPB-ja, kur u bënë zgjidhje të mira megjithatë jo deri në fund dhe posaçërisht në pjesën e mbikëqyrjes dhe kontrollit edhe të brendësisë edhe jashtë e cila për shkak të disa arsyeve nuk ndodhi në Ligjin për siguri kombëtare”, theksoi Trpe Stojanovski, profesor i Fakultetit të Sigurisë.

Kryeministri Mickoski këto ditë tha se bashkimi i shërbimeve të sigurisë do të ndodh në muajt në vijim, por nuk saktësoi kush do të jetë në pozitat udhëheqëse, posaçërisht pas ndryshimit të njeriut të parë të Agjencisë për zbulim, Erolld Musliu dhe zëvendësen e tij.

Pas kësaj reaguan nga Fronti Europian për atë se në Agjencinë për zbulim nuk ka përfaqësim të Shqiptarëve në shërbimet udhëheqëse, posaçërisht pas emërimit të Ivana Stojanovskës për të cilën u tha se ajo është emëruar edhe pse nuk i plotëson kushtet e nevojshme sipas Ligjit për Agjencinë për zbulim, ndërsa kandidatlt tjerë janë refuzuar edhe pse i kanë plotësuar kriteret e nevojshme.

Nga koalicioni VLEN për këtë u përgjigjën se pas reformave, propozimi i tyre për zv.drejtor në Agjencinë për siguri kombëtare do të jetë edhe zëvendës në shërbimin e integruar të zbulimit.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Familja Bytyçi kërkon drejtësi për vrasjen e tre vëllezërve nga Serbia

Story i radhës

Srojanovski: Reforma në sektorin e sigurisë të mendohen në mënyrë më profesionale

Të fundit nga