Pas dy tentimeve ka dështuar të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, dhe deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit të japin betimin e tyre. Shkas për këtë është bërë mos votimi i raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Por ditën e shtunë, deputetët do të mblidhen për herë të tretë që të konsituohet Kuvendi, hap ky që i hap rrugë formimit të qeverisë së re.
E mos formimin e institucioneve të reja edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, analisti politik, Nexhat Haziri e sheh si krizë politike, krizë në të cilën është futur Kosova.
“Kosova veç tashmë është në një krizë politike dhe kjo është rrjedhojë e polarizimit të skajshëm te skenës politike, e cila u manifestua si kurrë më parë më rastin e konstituimit të kuvendit të Kosovës”, shprehet Haziri.
Sipas tij, Vetëvendosje është ajo e cila e për momentin nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë, andaj edhe po përfiton kohë përmes Kuvendit.

“LVV-ja , si partia e parë që doli nga zgjedhjet duket qartë se nuk e ka shumicën për të formuar institucionet e vendit mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve dhe tani po taktizon edhe me ligjet të cilat i ka miratuar vet duke tentuar që nepërmes paligjshmërisë të fitojë kohë për të tentuar ta bëjë këtë shumicë. Andaj rezistenca e partive të opozitës së djeshme, është e drejtë që mos të bëhen pjesë e kësaj paligjshmërie, dhe institucionet e reja duhet të formohen mbi bazën e ligjit dhe kushtetutës së vendit”, thekson Haziri.
Por çfarë do të ndodhë më tej, a do të konstituohet të shtunën legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës?
“Unë pres që LVV-ja të reflektoj dhe t’i respektoj rregullat dhe procedurat ligjore në procesin e formimit të institucioneve të reja, situata mos të shkojë drejtë thellimit të krizës politike e cila do të kishte pasoja të mëdha për Kosovë në të gjitha sferat”, shpjegon Haziri.
“Dhe ndaj kësaj situate nuk po shohë shumë interesim që të involvohet faktori ndërkombëtar, përpos ndonjë deklarate aty këtu nga ndonjë ambasador, pasi situata është shumë e qartë që vetëm duhet zbatuar rregullat dhe procedurat ligjore dhe procesi të zhvillohet i drejtë dhe demokratik që do të prodhojë institucionet e reja të vendit”, përfundon për “Bota sot”, analisti Nexhat Haziri.
Burimi: botasot.info