Çfarë do të ndodhë me “peshqit e mëdhenj”? Kreu i SPAK lëshon deklaratën e fortë

October 25, 2022
1 minut lexim

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja, në fjalën e tij për gazetarët u shpreh se gara për kreun e SPAK është ende e hapur edhe kur vetëm Krajës i mbeten vetëm pak ditë në këtë detyrë.

I pyetur nëse mendon se ka plotësuar të gjitha qëllimet e detyrat, ai tha se është bërë puna  më e mirë e mundshme dhe se ky institucion është i ri.

“Institucion i ri, është krijuar çdo gjë nga e para. Besoj që është bërë puna më e  mirë e mundshme”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse pritet arrestimi i ndonjë të ashtuquajturi “peshk i madh”, Kraja u shpreh se puna vijon çdo ditë dhe përmendi rastin e sotëm të marrjes të pandehur të 10 ish zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish kryetarin e bashkisë.

Kraja pranoi se ndaj prokurorëve të SPAK janë regjistruar raste presionesh, por se tha se atyre iu sigurohet mbrojtje siç e parashikon ligji.

“Prokurorë e gjyqtarë të SPAK kanë çështje të vështira për të trajtuar qoftë për personazhe të krimit të organizuar. Ka pasur presion, por kanë mbrojtje siç ja parashikon ligji”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Është një rënie e paprecedentë 

Story i radhës

“Kurrë nuk kemi qenë më pranë Luftës së Tretë Botërore”

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë