Çfarë do të bëjë nëse Rama e propozon sërish për President? Ja si përgjigjet Meta

February 18, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i vendosur që nuk do të kandidojë për një mandat të dytë, madje edhe nëse këtë ia propozon sërish kryeministri Edi Rama.

Kreu i Shtetit u shpreh se aktualisht mbajtja e Presidencës do të ishte një vazhdim i papërshtatshëm. Sipas tij vendi problemin nuk e ka tek presidenti, por të çoroditja e opozitës, që i ka dhënë të gjitha pushtetet qeverisë.

“Kjo është e pamundur, në radhë të parë nga unë, për arsye sepse nëse e pranova para 5 vitesh për ti shërbyer vendit dhe mendoj se i kam bërë shërbime të mira vendit, tani do të ishte një vazhdim në vendin e papërshtatshëm. Vendi problemin kryesore nuk e ka pasur tek presidenti, por tek mosekzistenca, ose çoroditja e opozitës që i ka krijuar alibitë e duhura qeverisë dhe kryeministrit aktual për të kapur të gjitha pushtetet”, tha Meta për Report Tv.

Një mandat të dytë, Presidenti Meta u shpreh optimist se do ta marrë pas 25 vitesh.

“Jam optimist se do të kem një mandat të dytë, por mbase pas 25 vitesh. Në 26 prill unë e kam patur ketë plan që të kisha një mandat të dytë, pastaj ti përkushtohesha një karriere diplomatike”, tha Kreu i Shtetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Filloi testimi i nxënësve për COVID-19 në shkollat e Maqedonisë

Story i radhës

Shkarkohet drejtoresha e fondit pensional, ja kujt do t’i takojë pozita

Të fundit nga

ShkoLartë