Analisti Arian Curri tha se vendimi për të anuluar seancën plenare në Kuvend ditën e sotme ishte i drejtë.
I ftuar në një emision televiziv, pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan, Curri u shpreh se qeveria kishte frikë se deputetët e PD do të vijonin me “mosbindjen civile” dhe do të prishnin qetësinë.
“Nuk mund të përdorësh konfliktet e brendshme për të prishur marrëdhëniet me vendet jashtë. Nga frika se mund të ndodhte një prishje rendi e kanë bërë mirë anulimin”, tha Curri.
Sipas tij, arsyeja që gjatë protestës së opozitës, policia sulmoi me gaz lotsjellës është që të mos dëmtohej xhamia që do të inaugurohej.
Në të njëjtën temë, analisti Lorenc Vangjeli, tha se Erdogan duhet të mbante një fjalim edhe në Parlament.
BURIMI: Bota Sot