Çfarë dimë për situatën në Lviv?

1 minut lexim

Pak më parë është raportuar se një ndërtesë afër aeroportit të Lvivit është goditur me raketë.

Lvivi është 70 kilometra larg kufirit me Poloninë dhe kryesisht larg prej betejës që po zhvillohet në lindje dhe jug të Ukrainës.

Në këtë zonë nuk është raportuar për bombardime deri pesë ditë më parë, kur një sulm ka goditur qendrën për stërvitje ushtarake në Javoriv, 30 kilometra larg Lvivit.

Ky qytet është konsideruar deri më tani “strehë e sigurt”, pasi shumë ukrainas nga qytetet e bombarduara janë nisur drejt tij.

Disa media kanë raportuar se ky mund të jetë tentim i forcave ruse “për të ndalur furnizimet me armë në këtë shtet”, pasi ato kryesisht hyjnë në Ukrainë përmes Polonisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë 5 shenjat e horoskopit me personalitetin më të fortë

Story i radhës

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë

Të fundit nga