Çfarë blejnë shqiptarët online? Rrobat, këpucët dhe aksesorët, më të preferuarat

December 11, 2024
1 minut lexim

Në vitin 2024, rreth 86.2% e individëve të grup-moshës 16-74 vjeç përdorin internetin, me 96.4% prej tyre që e përdorin disa herë gjatë ditës. Pajisjet më të përdorura për të hyrë në internet janë aparatet celularë me 99.9% të individëve përdorues, ndjekur nga kompjuterët me 29.2%, laptopët me 28.5% dhe tabletët me 19.4%.

Por cilat aktivitete që kryen përmes internetit përdorën më shumë shqiptarët?

Sipas INSTAT, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë e-banking, aksesimi i të dhënave shëndetësore online, leximi i lajmeve online (gazeta apo revista) dhe blerjet online.

Një nga aspektet më interesante është rritja e blerjeve online. Në 12 muajt e fundit, 42.4% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç kanë kryer blerje online, një rritje prej 4 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Në tre muajt e fundit, 20.4% e individëve kanë bërë blerje online, duke shënuar një rritje prej 1.2 pikë përqindje.

Cilat ishin produktet më popullore të blera përmes internetit?

Kategoritë kryesore të blerjeve online përfshijnë rroba, këpucë dhe aksesorë, të cilat përbëjnë 90.3% të blerjeve. Shërbimet e dërgimit në shtëpi, si katering nga restorantet apo fast food-et, përbëjnë 59.7% të blerjeve online. Nga ana tjetër, produktet kozmetike dhe të mirëqenies përbëjnë 41.8% të blerjeve, ndërsa ushqimet dhe pijet nga dyqanet përbëjnë 37.2%. Produkte për shtëpinë përbëjnë 33.3% të blerjeve online, mallrat sportive përbëjnë 32.8%, dhe pajisjet elektronike dhe shtëpiake përbëjnë 19.7%.

Këto statistika tregojnë një rritje të ndjeshme në përdorimin e internetit për blerje, duke reflektuar një tendencë drejt dixhitalizimit dhe adaptimit të shpejtë të teknologjive të reja nga popullsia shqiptare. /SCAN

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rekrutonte shtetase të huaja që më pas i shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet 35-vjeçarja nga Azerbajxhani

Story i radhës

Artan Grubi në listën e zezë amerikane, Bekim Sali në samit në forumin e NATO-s në Uashington

Të fundit nga

ShkoLartë