Çfarë bëri Kovaçevski pas ikjes së Zaevit?

November 23, 2022
min lexim

Shkup, 23 nëntor – Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pas disfatës së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale, në të njëjtën kohë ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi i LSDM-së. Për herë të parë në historinë 30-vjeçare të Maqedonisë së Veriut, një kryeministër ka dhënë dorëheqjen. Por, më e çuditshme se ikja e tij ishte pasardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski, një kryeministër i butë e i urtë që ndoshta asnjëherë në jetë nuk e kishte paramenduar këtë pozicion në të cilin ndodhet aktualisht. Për Kovaçevskin vlen thënia se “jeta di të surprizojë”. Mbase, edhe i ra në hise që të qeverisë me vendin në fazën më të vështirë të mundshme si kriza shëndetësore me pandeminë dhe ajo ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë, ky i fundit nuk brengoset fare edhe pse i mungojnë sukseset, reflekton sikurse gjërat tjera janë dytësore dhe pak të rëndësishme, kryesorja për të ai është kryeministër, shkruan Zhurnal.

 

Çfarë bëri Zaev dhe pse iku?

Arritja e tij më e madhe përgjatë mandatit të tij për 4 vite e gjysmë konsiderohet që është anëtarësimi i vendit në NATO, si dhe relaksimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend. Ndërkaq, për sa i përket zhvillimit ekonomik e punësimit nuk është se ka pasur ndonjë rezultat produktiv e të suksesshëm që duket në praktikë. Edhe pse në krye të Qeverisë erdhi me të ashtuquajturën “e vërteta për Maqedoninë”, gjatë 4 vite e gjysmë sa ishte në qeverisje nuk u kuptua asnjë e vërtetë. Edhe raste për të cilat kishte konstatuar vetë ai se janë të montuara, nuk u zbuluan e nuk u publikuan asnjëherë të vërtetat për këto raste, por vazhduan të mbesin të montuara dhe shqiptarët dergjeshin ende burgjeve të Maqedonisë së Veriut.

Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pas disfatës së thellë të partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021 në vend, në të njëjtën kohë ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi i LSDM-së. Për herë të parë në historinë 30-vjeçare të Maqedonisë së Veriut, një kryeministër ka dhënë dorëheqjen. Që si njeriun më të besueshëm pas tij e kishte një figurë jo shumë të njohur për publikun, edhe pse kishte pozita të ndryshme përgjatë karrierës së tij.

Çfarë bëri kryeministri i ri, Dimitar Kovaçevski?

Qeveria Kovaçevski është votuar në Kuvend më 16 janar të vitit 2022 me 62 vota “pro” dhe 46 “kundër”. Në mungesë të 12 deputetëve, njëri prej të cilëve ishte pjesë e shumicës, Ali Ahmeti, dhe Kastriot Rexhepi, nga Lëvizja Besa që me daljen a partisë së tij nga shumica, ky vazhdoi ende. Kjo nënkupton që Qeveria e Kovaçevskit përbëhet nga një shumicë që mund të konsiderohet stabile prej 64 deputetësh, dhe që nuk duhet t’i mungojnë sukseset.

Kovaçevski edhe pak muaj po mbush një vit prej që është në krye të Qeverisë, por ja që ende suksesi i tij më i madh po mbetet një sekret të cilin nuk e di as vet Kovaçevski. Mbajtja e sekretit mund të konsiderohet sukses, por asesi suksesi nuk mund të mbahet sekret. Pasues i “dështuesit” ish kryeministrit Zaev, Dimitar Kovaçevski, ende nuk ka arrit ta definojë suksesin e tij përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes me vendin.

Maqedonia e Veriut ka pësuar rënien më të madhe të investimeve të huaja në rajon gjatë pandemisë të vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Konferenca e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim. Investimet e huaja në rajon në vitin 2020 janë ulur për 14 për qind në krahasim me vitin 2019, në Maqedoninë e Veriut rënia është pothuajse tre herë më e madhe.

Përpos që ka ulje të investimeve në nivel republikan në Maqedoninë e Veriut, ato pak investime janë bërë në zona të caktuara. Në rajonin e Pollogut, rajon i cili është i populluar me shqiptarë investimet janë të pa njohura për këtë zonë. Mes tjerash është edhe Komuna e Likovës e cila ende figuron si zonë e rrezikut pas luftës së vitit 2001 në vend, dhe ky rajon në hartat e investitorëve sinjalizohet me vijë të kuqe që askush nuk e merr rrezikun të investojë në “zonë rreziku”.

Pra, “sukseset” e Kovaçevskit karakterizohen me revoltë të paparë më parë nga gjitha sindikatat, raste korrupsioni të zyrtarëve qeveritar e policor, grevë në arsim, rritje enorme të çmimeve, krizë ekonomike, krizë energjetike, si dhe rritje të euro-skepticizmit në vend.

Kjo nuk është e tëra, tani Kovaçevski e ka sjellë vendin në udhëkryq që për të realizuar e përmbushur misionin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, është e patjetërsueshme të bëhen ndryshime Kushtetuese, për të cilat janë të nevojshme 80 vota të deputetëve, Qeveria që ka 64, i mungojnë edhe 16 vota, për të realizuar këtë qëllim, që vetëm të merret një datë në të cilën fillojnë negociatat për anëtarësim.

Përndryshe, Zaev arriti që armiqësinë me dekada me shtetin fqinjë Greqinë ta zgjidh duke e ndryshuar emrin e shteti, tani mbetet të shihet ky pasuesi i tij Kovaçevski a do të arrij të mbyll kontestin e hapur me vite mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Komuna e Prishtinës do ta mbyllë rrugën ‘Xhorxh Bush’, nga 26 nëntor deri me 8 janar 2023

Story i radhës

​A është e rrezikshme të hani borë?

Të fundit nga

СРЕЌНИ ВЛТ ПРИКАЗНА: ИВИЦА ЖИВКОВСКИ Е МИЛИОНЕР СО ОСВОЕНИ 1.392.276 ДЕНАРИ

Ивица Живковски од Куманово стана милионер. Тој е најновиот среќен добитник на МИЛИОНЕР џекпот добивката на Видеолотарија Касинос Австрија, кој освои 1.392.276 денари. Ивица Живковски од Куманово со среќа и возбудливи планови,
ShkoLartë