Çfarë bën para ndeshjeve? Florian Marku zbulon rutinën e rreptë dhe çelësin e suksesit

November 27, 2022
1 minut lexim

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku, i ftuar këtë mbrëmje në “Më lër të flas” tregoi si ka nisur pasioni dhe puna e tij për boksin.

Marku thotë se është rritur me disiplinën e boksin dhe që prej moshës 12-vjeçare, stërvitet çdo ditë intensivisht:

“Që në moshën 12 vjeç, u rrita me atë disiplinë. Orari i stërvitjes ishte si buka që haja. Jam stërvitur gjithmonë 3-4 orë në ditë. Zgjohem në 5-6 të mëngjes, është shumë përkushtim”.

Ditët më të bukura për kampionin, janë ditët në prag dhe gjatë ndeshjeve:

“Kur vjen java e ndeshjes, për mua është java më e bukur. Them shyqyr mbaruan të gjitha vuajtjet, tani është koha për të shijuar ndeshjen. Unë ndeshjen e shijoj. Jam i lumtur kur shkoj në ring, është ajo që unë dua”.

Unë kam për ta lënë boksin ditën që nuk do e shijoj më, shton Marku, pasi sikurse shprehet “çdo gjë bëhet me dëshirë, pasion dhe dashuri”.

Por, cili është çelësi i suksesit të boksierit?

“Kur hyj në ring, them si mundem të fitoj. Ky është besoj çelësi i suksesit tim. Nuk ka për mua opsion humbje, duhet të gjej mënyrën si të fitoj”.

A ka diçka që Marku do të donte ta bënte ndryshe gjatë karrierës së gjatë të tij?

“Nuk bëhem pishman për asgjë, se ndryshe nuk do të isha këtu ku jam sot. Ja i lumtur për gjithçka që kam bërë”, përgjigjet ai në “Më lër të flas”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

154 shoferë të sanksionuar në Shkup

Story i radhës

Mbi 130,000 njerëz pa energji në Kiev, Zelensky: Moska do të na shkatërrojë me të ftohtë dhe errësirë

Të fundit nga

ShkoLartë