Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur kthehen nga një fundjavë e gjatë?

March 20, 2022
min lexim

Është shumë e rëndësishme të planifikoni ditët që ju presin nga java e gjatë.
Këto janë gjashtë gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm pasi kthehen nga një fundjavë e gjatë:

Shkojnë herët në punë

Kur është fjala për disa pushime, pothuajse gjithkush ka kohë të lirë. Pra, ju nuk do të ngeleni prapa duke u paraqitur në punë në orarin tuaj të zakonshëm.

Të vish në punë herët është një ide e mirë nëse do të jesh sa më shumë produktiv pas fundjavës.

Kjo do të zbusë ‘ortekun’ e punës dhe do t’ju japë një fillim të mbarë, pa hutime.

Organizojnë mesazhet

Mos shpenzoni kohë me email-et që humbët gjatë fundjavës. Është e lehtë të ngecësh në vorbullën e përgjigjeve të çdo email pa marrë parasysh se keni shumë punë që ju presin përpara. Mos e ngatërroni shpërndarjen e email-eve me punën produktive, bëhuni strategjik dhe pëgjigjuni vetëm email-eve më të rëndësishme.

Shqyrtojnë listën e tyre të detyrave

Njerëzit produktivë e dinë se listat e gjata janë deri diku të padobishme. Dita e parë e javës është momenti më i mirë për të larguar disa gjëra nga kjo listë.

Kontrollojnë dy herë oraret e tyre

Mos harroni të rishikoni oraret tuaja. Në këtë mënyrë do të keni para një fundjavë më të shkurtër. Mos u mundoni të përfshini sa më shumë evente në orarin tuaj javor, në të kundërt do të shteroni nga energjitë.

Kontaktojnë njerëzit

Gjeni kohë për t’u lidhur me ndonjë nga klientët tuaj, për t’i bërë ata të kuptojnë se kanë qenë në mendjen tuaj dhe se jeni i gatshëm për çdo gjë që nevojitet. Kjo është një mënyrë e mirë shërbimi që i lë klientit një përshtypje të mirë.

Më shumë, nëse fundjava ju ka marrë dhe një të Hënë për shkak të ndonjë feste, gjeni kohë për një mbledhje të shpejtë me ekipin tuaj, qoftë edhe për disa minuta. Duhet të siguroheni që të gjithë janë në të njëjtin drejtim dhe me mendjen në zyrë.

Fokusohen te puna

Është e rëndësishme të jesh në gjendje të fikësh trurin e ngarkuar me punë gjatë fundjavës. Sepse vetëm kështu do të shijoni pushimet tuaja.

Por gjithashtu është tepër e rëndësishme të ktheheni në punë me qëllime të qarta dhe të fokusuar në detyrat që ju presin. Njerëzit e sukseshëm janë të gjendje të ndajnë pushimin nga puna dhe të shamngin çdo detaj shpërqëndrues që mund të kenë marrë me vete nga pushimet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Juventus – Salernitana, formacionet zyrtare

Story i radhës

Kur “shporta e bukës” është në luftë

Të fundit nga

ShkoLartë