Didier Deschamps ka sqaruar se vendimi për të mos e grumbulluar Kylian Mbappe nuk ka lidhje me akuzat për ngacmim seksual që janë ngritur ndaj tij nga shtypi suedez, por është një zgjedhje personale e trajnerit.
“Mos grumbullimi i Mbappe-s është një zgjedhje e imja, nuk ka të bëjë me gjëra që nuk lidhen me sportin, për sa kohë ai prezumohet i pafajshëm”, tha strategu francez.
Ky mos grumbullim është një goditje e fortë për Mbappe-n i cili po kalon momentin e tij më të vështirë si brenda ashtu edhe jashtë fushë.
Transferimi i tij në Madrid nuk po shkon sipas parashikimeve, madje në Spanjë qarkullojnë zëra se Mbappe mund të largohet në fund të sezonit për të pranuar ofertat e sheikëve në Arabinë Saudite.
Burimi: botasot.info