ceshtja e te zhdukurve andin hoti kerkon qe be ja ta kushtezoje serbine 67d60fd07555e

Çështja e të zhdukurve, Andin Hoti kërkon që BE-ja ta kushtëzojë Serbinë

March 16, 2025
min lexim

Qasja në informata të klasifikuara në arkivat e policisë, ushtrisë dhe inteligjencës serbe, krahas nisjes së gërmimeve në Batajnicë dhe në Kozhle në territorin e Serbisë, janë kërkesa në të cilat këmbëngul kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

Këto dhe çështje të tjera, Hoti tha se do t’i diskutojë në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, javën e ardhshme në Prishtinë.

Pasi theksoi se përfaqësuesit e kaluar të BE-së në procesin e dialogut “nuk e kishin në fokus dhe prioritet këtë temë aq sa nevojitet”, ai kërkoi që lehtësuesit e rinj të jenë më të prerë.

“Nëse z. Sorensen dhe znj. Kallas vërtetë do ta kenë vërtetë me rëndësi, me prioritet dhe do ta trajtojnë si çështje humane çështjen e personave të zhdukur. Kjo nënkupton që Serbia nuk mjaftohet me ledhatime, që Serbia nuk mjaftohet më me ato presionet e buta e gati hiç presione ndaj saj, tash e katër vjet, prej 2021 prej kur jemi në Bruksel. Por, Serbia duhet të kushtëzohet”, ka thënë Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në Bruksel, nën kryesimin e BE-së, i paraparë të mbahej më 15 Janar, kishte dështuar si pasojë e bojkotit nga pala serbe – e cila, dy javë më vonë, bllokoi edhe nën-grupet punuese të ndërmjetësuara nga Kryqi i Kuq.

Derisa sipas Termave të Referencës në gjashtë muajt e parë parashihen takime të rregullta, çdo muaj, katër muaj nga dakordimi në Bruksel, emisari Sorensen synon caktimin e takimit të parë të Komisionit të Përbashkët.

Referuar pengesave dhe zvarritjeve nga pala serbe, Hoti përmendi rëndësinë që BE-ja ta mbajë atë përgjegjëse.

“Në kuadër të Komisionit të Përbashkët, ajo (BE-ja) e ka për obligim të raportojë te 27 shtetet anëtare të BE-së. Po flas ndonjëherë me familjet – kjo prapë nuk do të thotë që kemi rezultat, sepse familjeve u intereson vetëm rezultati. Mirëpo kjo do të thotë që ne jemi një hap para, sepse 27 shtetet anëtare do ta kenë në tavolinën e tyre çështjen e personave të zhdukur të Kosovës dhe për mua besoj se është me rëndësi kjo çështje”, ka thënë Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Edhe zyra e zëvendëskryeministrit për dialog, Besnik Bislmi, thanë se kanë i kërkuar BE-se të rrisë e presionin ndaj Serbisë, lidhur me këtë temë.

Bashkimi Evropian i konfirmoi Dukagjinit se menjëherë pas vizitës në Prishtinë, Përfaqësuesi i Posaçëm Sorensen do të ftojë në Bruksel takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kreu i frpd me 12 maj do mbyllim serialin me pulle te kuqe sy msy 67d6066a865ca
Story i mëparshëm

Kreu i FRPD: Me 12 maj do mbyllim serialin me “pullë të kuqe” sy m’sy

viniciusi trazon rrjetin turk pelqen fotot e volejbollistes 16 vjecare 67d6138ae4bd3
Story i radhës

Viniciusi ‘trazon’ rrjetin turk, pëlqen fotot e volejbollistes 16-vjeçare

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë