Presindetja Vjosa Osmani gjatë fjalimit vjetor në Kuvend para deputetëve ishte deklaruar rreth shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut se atje po rrezikohen të drejtat e tyre.
Ajo ka thënë se do të bëjnë “çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa”.
“Në të njëjtën kohë shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa por vetëm përpara. Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizmin dhe integrimin euroatlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej”, ka thënë Osmani.Osmani: Kosova dhe Shqipëria të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve
“Koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në veçanti për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euroatlantik, aty ku e kemi vendin dhe e meritojmë”, ka thënë Osmani.
Analisti Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota dot”, ka thënë se Osmani me të drejtë kërkoi koordimin me Shqipërinë prë mbrojtjen e interesve të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik.
Me theks të veçantë, për shqiptarët në Maqedoni, që sipas Marajt, janë popull kontribues dhe konstitutiv në këtë shtet.
“Presidentja foli edhe për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. Për këtë ajo më shumë të drejt kërkoj një koordinim më Shqipërinë. Ky koordinim është obligim kombëtar. Respektimi i marrëveshjes së Ohrit për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është obligim kombëtar për Kosovën dhe Shqipërinë, që të merren seriozisht më problemet e popullit të vet që është në shtetet tjera.
Çështja e të drejtave shqiptare është obligim ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut që këtë marrëveshje të zbatoj nga se e ka pranuar dhe nënshkruar. Madje pa u ndal në dyshimin e numrit të shqiptarëve në Maqedoni, shqiptarët janë popull kontribues dhe konstitutiv në këtë shtet, kanë dhënë e japin pa ndërpre kontribut në ndërtimin e demokracisë në shtetin e tyre”, nënvizon ai.
Ai thotë se edhe takimi mes dy qeverive, Kosovës dhe Maqedonisë së V. më shumë lexohet si një nismë për “Ballkaninë” e përfolur më herët së sa për të zgjedhur hallet e shqiptarëve dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore më Kosovën.
“Në Maqedoninë e Veriut kërkohen ndryshime në Kushtetutë për gjëra mjaft të pakapshme dhe jo demokratike, pse nuk është ndryshuar deri tani Kushtetuta për të zgjedhur çështjen e shqiptarëve, të shkollimit të tyre në gjuhë amtare si e drejt elementare e njeriut.
Takimi tani i dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së veriut më shumë lexohet si një nismë për “Ballkaninë” e përfolur më herët së sa për të zgjedhur hallet e shqiptarëve dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore më Kosovën.
Në këtë mbledhje nuk u kërkua që çështja e të drejtave elementare të shqiptarëve të bëhen kushtetuese.
Të hapen shkolla shqipe në fshatra që shteti i Maqedonisë së Veriut nuk i ka hapur deri tani.
Të reagohet sa më shpejt për të drejtat e shqiptarëve në komunat e banuar më shqiptarë dhe të mbetura padrejtësisht në Serbi”, potencon analisti.
Burimi: botasot.info