Çështja e Hristovskit! Mickoski: Qeveria pret mendimin e Anti-Korrupsionit

October 30, 2024
1 minut lexim

 

Pas akuzave të shumta nga opozita, Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski ka konfirmuar se kreu i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski posedon certifikatë sigurie për sekrete shtetërore.

Ndërkaq duke folur për atë nëse certifikata TOEFL për njohjen e gjuhës angleze e marrë në Pllovdiv të Bullgarisë është e falsifikuar ose jo, kryeministri tha se do të pres mendimin dhe vendimin e komisionit për parandalim të Korrupsionit i cili kujtojmë se ka hapur lëndë për të vërtetuar nëse certifikata e paraqitur nga Hristovski është e falsifikuar.

“Po, lidhur me pyetjen e dytë, ai posedon certifikatë për siguri dhe sekrete shtetërore. Kurse lidhur me pyetjen e parë, se çfarë do të ndërmerr Qeveria, do ta presim mendimin e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit”,
deklaroi Mickoski.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lufta kundër korrupsionit dhe digjitalizimi i shërbimeve në fokus të takimit të 23-të të KPK-së

Story i radhës

Rrahje në Burgun e Idrizovës!

Të fundit nga

ShkoLartë