Griezman po përjeton një situatë të pazakontë te Atletico Madrid, për shkak të marrëveshjes që Barcelona ka bërë me klubin madrilen. Francezi nuk duhet të luajë më shumë se 50% të minutatave në total, pasi në rast se diçka e tillë ndodh, atëherë Atletico Madrid do të duhet ta blej kartonin e 31-vjeçarit për 40 milionë euro.
Një 135ështje e tillë ende nuk ka marrë zgjidhje, por tani gjërat kanë ndryshuar pasi gjithçka ka përfunduar te FIFA.
Sindikata botërore e futbollistëve i është drejtuar shoqatës botërore të futbollit për të pyetur nëse klauzola e Griezman i huazuar nga Barcelona, është e ligjshme.
Argumenti kryesor është për faktin që për arsye ekonomike, të drejtat e punës të lojtarit janë kufizuar. Sipas sindikatës botërore të fubollistëve, kjo gjë bie ndesh me nenin 18 ku theksohet qartë se klubet nuk duhet të lidhin një kontratë që ndikon drejtëpërdrjet në punën e futbollistëve.
Sindikata botërore e futbollistëve, nisur nga kjo çështje dëshiron t’i japë fund një herë e mirë klauzolave që përcaktojnë numrin e ndeshjeve që një lojtar mund të luajë gjatë gjithë sezonit.
Ky është një hap i madh në lidhje me çështjen Griezman, megjithatë duhet pritur ende se si do të reagojë Fifa pas kërkesën nga sindikata botërore e futbollistëve.