Cërvena Zvezda e Beogradit është turpi i futbollit. Klub që njihet për skandale, për frymëzim të nacionalizmit kundër popujve tjerë, veçmas tifozët e saj famëkeq, “Delija”.
Klubi famëkeq njihet për provokime kundër Republikës së Kosovës.
Në ndeshjen e sotme mes ekipit armen Pjunik dhe Zvezdës, u shpalos pankarta e turpit.
Sipas kësaj, vet Cërvena Zvezda e ka organizuar këtë turp të madh duke e shfrytëzuar rastin si mysafire e ekipit armen.
Zvezda e gjuan gurin e fsheh dorën, klub për faqe të zezë.
“Tifozët e Pjunik-ut mbanin një pankartë gjatë ndeshjes me Cërvena Zvezdën
Tifozët e Pjunikut kanë shpalosur një pankartë në tribuna gjatë ndeshjes me Cërvena Zvezdën në Yerevan me mesazhin se mbështesin serbët.
Armenët shfaqën pankartën “Karabaku është Armenia, Kosova është Serbi”.
Armenia ka qenë në një konflikt prej dekadash me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorno-Karabakh. Kjo zonë njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por nën kontrollin e armenëve etnikë”, shkarravit një media serbe “Kurir”.
UEFA e ka rastin që Zvezdën ta dënojë rëndë, ta largojë nga garat e Champions League. Nuk i duhet një klub i tillë me përplot skandale e idiotizma.