Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP-së, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për certifikimin përfundimtar të rezultateve, më së largu deri nesër.
Eugen Cakolli, ka thënë se ky zhvillim nënkupton se anëtarët e Qeverisë që kanë fituar mandat deputeti duhet të dorëzojnë dorëheqjet e tyre brenda afatit të paraparë.
Ai shton se, afati 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit fillon të rrjedhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve.
Postimi i plotë:
Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP-së. Kjo i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, më së largu deri nesër.
Kjo nënkupton që anëtarët e Qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet që deri sot (ose më së largu nesër – nëse KQZ-ja nuk mban mbledhje sot) të dorëzojnë dorëheqjet e tyre.
Ndërsa afati 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit – e cila thirret nga Presidentja e vendit – fillon të rrjedhë që nga momenti i vendimit për certifikimin e rezultateve, që me gjasë do të jetë nesër.
Burimi: botasot.info