Cërriku protestoi këtë të hënë kundër “Territoriales” duke kundërshtuar bashkimin me Elbasanin.
Bashkia e dytë më e madhe për nga popullsia në qarkun e Elbasanit kërkon arsyet pse bashkia duhet të shktrihet.
Protestuesit kujtuan fjalët e Kryeministrit teksa bashkinë Cërrik e merrte si shembull të mirëqeverisjes vendore.
Protestuesit deklaruan se do t’i vazhdojmë protestat e tyre derisa zëri tu dëgjohet.
Protestuesit kërkuan administratën ti bashkohet në mbrojtje të qytetit.
Teksa deputetët e PD ishin të pranishëm në protestë, u kërkua që edhe deputetët e PS të reagojnë.
Burimi: botasot.info


