Çernobili mbetet sërish pa rrymë

March 14, 2022
1 minut lexim

Ish-termocentrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë ka mbetur sërish pa energji elektrike, pasi forcat ruse dëmtuan – për herë të dytë – linjën e tensionit të lartë në termocentral, tha kompania kombëtare e energjisë në Ukrainë, Ukrenergo.

Kompania tha përmes një deklarate se linja, e cila furnizon me energji elektrike edhe qytetin Sllavutiç, është dëmtuar përsëri nga forcat ruse, pasi ekuipazhi i Ukrenergo-s e ka riparuar atë.

Termocentrali është shkëputur plotësisht nga rrjeti elektrik javën e kaluar.

Kjo ndërprerje ka vënë në rrezik rreth 20 tonë mbeturina bërthamore, që duhet të ftohen vazhdimisht, për të penguar rrjedhjen e tyre nga uzina, e cila ndodhet rreth 100 kilometra larg kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Javën e kaluar, gjeneratorët emergjentë u aktivizuan menjëherë.

Forcat ruse morën kontrollin e Çernobilit menjëherë pasi shteti rus nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ukrenergo kërkoi qasje në zonë për të bërë riparime.

Ukrenergo tha se Çernobili “është një strukturë e rëndësishme, që nuk mund të lihet pa furnizim të besueshëm me energji”./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë dhe “fenomenologjia e shpirtit”….!

Story i radhës

Tri mënyra se si të përdorni limonët e mbetur për të pastruar kuzhinën

Të fundit nga

Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X

Përdoruesit e X nuk mund të dërgojnë më mesazhe të enkriptuara në platformë. Kompania tha përmes një përditësimi se do të ndërpriste funksionalitetin ndërsa po punon për të bërë përmirësime. Përdoruesit ende
sqmken
ShkoLartë