Ceremonia për Papa Françeskun/ Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania drejt Vatikanit, Presidenti i SHBA: Do të kem takime me liderë në Romë

April 24, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Papa Françeskun. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se do të ketë takim me liderë të tjerë ndërkombëtarë në Romë, në margjinat e funeralit të Atit të Shenjtë.

Duke folur për gazetarët në Zyrën Ovale, Trump shtoi se “të gjitha duan një takim”, pa specifikuar se me kë ka në plan të shtrëngojë duart.

Trump pritet të mbërrijë në kryeqytetin italian nesër në mbrëmje, 25 prill. Me të do të jetë edhe Zonja e Parë Melania, e cila të shtunën, 26 prill, feston ditëlindjen.

Një delegacion i madh i Kongresit amerikan, i përbërë nga rreth 30 përfaqësues të Dhomës dhe senatorë, pritet të mbërrijnë në Itali, nga Shtetet e Bashkuara.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Honda GT e re: Një model tërheqës, por dizajnerët e brendshëm vërtet e tepruan me ekranet

Story i radhës

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në rrugët e Hoçës së Prizrenit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë