Ceremonia e “Topit të Artë”, pse Ronaldo nuk mori pjesë dhe bojkotoi votimin

October 29, 2024
1 minut lexim

“Topi i Artë” zhvilloi mbrëmë ceremoninë e zakonshme dhe nuk zhgënjeu. Të gjithë folën për eventin në Francë, që në fund pa fitues Rodrin para Vinicius.

Një nga figurat më të shfaqura ndër vite është Ronaldo, që e ka fituar 5 herë si çmim. Dje nuk ishte i pranishëm, teksa as nuk ka shfrytëzuar të drejtën e votës për çmime të caktuara.

Vinsent Garsia, që është redaktor në “France Football”, zbuloi se Ronaldo nuk ka votuar. Po ashtu dhe foli për një arsye të mundshme të mungesës së portugezit.

“Fituesit kanë të drejtën të kthehen në të gjitha ceremonitë e ardhshme, por nuk vijnë të gjithë, disa janë të mërzitur me ne. Nuk e di nëse dhe Cristiano është, nuk flas me atë direkt, por e di që fituesit e mëparshëm votojnë për “Trofeun Kopa”, për lojtarin e ri më të mirë, dhe Cristiano nuk ka votuar në asnjë nga dy vitet e fundit”, u shpreh Garsia për “The Times”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

7 tipare delikate që do t’ju bëjnë të parezistueshëm

Story i radhës

Konferencë e parë vjetore e Blumberg Adria në Shkup

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë