cereku i trete vendimtar peja mund bashkimin 622e35963be27

Çereku i tretë vendimtar, Peja mund Bashkimin

March 13, 2022
1 minut lexim

Peja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 61:76 (20:18, 19:20, 7:25, 15:13), në xhiron e 22-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur shkëputjen e madhe dhe kjo pjesë përfundon 20:18.

Periudhën e dytë më mirë e nisën pejanët që arritën epërsi deri në nëntë pikë, 22:31, por prizrenasit rikthehen shpejt për të ngushtuar shifrat minimalisht 32:33, e më pas kaluan në epërsi 39:35, ndërsa pjesa e parë përfundon 39:38.

Perioda e tretë ishte vendimtare në këtë përballje. Vendasit nuk shënojnë për më shumë se pesë minuta, kurse epërsia e verdhezinjve shkoi në dhjetë pikë, 39:49, ndërsa arritën epërsi deri në 17 pikë, 46:73, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit, u zhvillua lojë e barabartë, dhe kjo i mjaftoi Pejës për të triumfuar 61:76.

Te Bashkimi u dalluan John Florveus me 13 pikë e 11 kërcime dhe Valon Bunjaku me 18 pikë, kurse te Peja u dalluan Courtney Fellsme 16 pikë, gjashtë kërcime, gjashtë asistime, Dardan Berisha me 23 pikë dhe Calvin Godfrey me 13 pikë e 11 kërcime.

Bashkimi ka nëntë fitore e 13 humbje, kurse Peja ka 14 fitore e shtatë humbje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

refugjatet nga ukraina rrefejne tmerrin e luftes ne qytetet e tyre 622e3590028db
Story i mëparshëm

Refugjatët nga Ukraina rrëfejnë tmerrin e luftës në qytetet e tyre

kryetaret e degeve te pd se mbeshtesin bashen te bashkojme te djathten pastaj te mendojme per largimin e tij 622e359986107
Story i radhës

Kryetarët e degëve të PD-së mbështesin Bashën: Të bashkojmë të djathtën, pastaj të mendojmë për largimin e tij

Të fundit nga

ShkoLartë