Çerdhja “FIDANI” në Çair tre javë pa rrymë, reagojnë prindërit e fëmijëve

April 12, 2023
1 minut lexim

Në rubrikën Raporto edhe Ti që është hapur në portalin TS, ka arritur një skandal tjetër nga Çairi. Sipas një prindi çerdhja Petar Pan ka tre javë që është pa rrymë, ndërsa autoritetet komunale as që ju intereson, përcjellë Indeks.mk

“Në IPKKF “Fidani”Çair-Shkup objekti Petar Pan, sot është java e tretë që nuk ka rrymë. Fëmijët prej orës 8 deri në orën 4 janë në terr. Kjo çerdhe është nën komunën e Çairit. Autoritetet e komunës së bashku me drejtoreshën e çerdhes Gzime Bakiu ende janë në gjumë ndërsa fëmijët viktima. Kryetari i komunës ka kohë dhe resurse që të paguan prej buxhetit të komunës iftare kurse çështjen e çerdheve nuk e merr parasysh” thuhet në reagimin e tij dërguar në TS në rubrikën Raporti edhe TI .

Për të dëshmuar se nuk ka rrymë, prindi bën edhe një video duke ecur drejt zileve të çerdhes ku shihet se nuk funksionojnë asnjë nga zilet edhe pse çerdhja Petar Pan duket në gjendje të mjerueshme.

Për më shumë ndiqeni videon e dërguar nga prindi i një fëmiu të çerdhes Petar Pan nga Çairi në adresë të TS në rubrikën Raporto edhe TI.

https://www.facebook.com/tetovasot2/videos/892226502073495/?mibextid=Nif5oz

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ekspertët e OKB-së: Britania duhet të mbrojë fëmijët e pashoqëruar që kërkojnë azil, nuk po përmbush detyrimet sipas legjislacionit ndërkombëtar

Story i radhës

Shokohet burri, kap gruan duke bërë seks me djalin e fqinjëve: U shkatërrova kur iu afrova sallonit

Të fundit nga

ShkoLartë