Vendi Ballkanik i Serbisë është shfaqur si vendndodhja e mundshme e CEO të Terraform Labs Do Kwon, i cili kërkohet nga autoritetet e Koresë së Jugut për shkelje të ligjeve vendase.
Sipas prokurorëve të Koresë së Jugut, Kwon është zhvendosur në Serbi muajin e kaluar nga Dubai raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Ministria e Drejtësisë së Koresë së Jugut gjithashtu po heton nëse ka pasur mbështetje nga qeveria e Serbisë.
Ekziston mundësia që Kwon të jetë zhvendosur në një vend fqinj duke qenë se nuk ka rekorde të lëvizjeve të tij për shkak të shpalljes së pavlefshme të pasaportës së 31-vjeçarit.
Koreja e Jugut dhe Serbia nuk kanë një marrëveshje ekstradimi, por në të kaluarën dy vendet kanë gjetur akordin për të respektuar Konventën Evropiane të Ekstradimeve.
As prokurorët e Koresë së Jugut e as Terraform Labs nuk kanë reaguar pas publikimit të lajmit.
Ku gjendet Do Kwon?
Ekosistemi i Terra, që përfshihen stablecoinin TerraUSD dhe tokenin Luna, shpërtheu në muajin Maj të këtij viti me mbi 40 milionë dollarë para investitorësh të humbura në vetëm pak javë.
Kolapsi i Terra nisi një shitje masive të kriptomonedhave duke bërë që vlera e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera madhore të shkonin në pikiatë.
Kolapsi i atribuohet edhe falimentimit të huadhënësve të profilit të lartë si Celsius dhe Voyager si dhe fondit Three Arrows Capital.
Gjithashtu i hapi rrugë shtimit të presioneve dhe kontrolleve nga autoritetet në mbarë botën. Autoritetet e Koresë së Jugut shpallën një urdhër arresti për Kwon më 14 Shtator ndërsa Interpol e vuri në listën e shumëkërkuarve.
/PCWorld Albanian