ceo i openai thote se gpt 4 mund te reduktoje ne vetem disa ore procesin e moderimit te permbajtjeve ne mediat sociale 64dcc896c63ac

CEO i OpenAI thotë se GPT-4 mund të reduktojë në vetëm disa orë procesin e moderimit të përmbajtjeve në mediat sociale

August 16, 2023
1 minut lexim

Krijuesi i ChatGPT, OpenAI, tha se mund të zhbllokojë efikasitetin e mediave sociale duke përshpejtuar kohën që ju nevojitet për të menaxhuar disa procese rraskapitëse.

Pavarësisht interesit të lartë që ekziston rreth inteligjencës artificiale gjeneruese, kompani si Microsoft dhe Google ende nuk e kanë monetizuar teknologjinë tek e cila kanë hedhur miliarda dollarë me shpresë se do të ketë impakt të gjerë në industri të ndryshme.

OpenAI, mbështetur nga Microsoft, thotë se modeli i saj më i fundit GPT-4 mund të reduktojë procesin e moderimit të përmbajtjeve në vetëm disa orë kundrejt muajve të tërë që ju duhej kompanive të edias sociale.

Moderimi i përmbajtjeve është një prej proceseve më të vështira për firmat e medias sociale si Facebook që punon me mijëra moderatorë në mbarë botën për të mos lejuar që përdoruesit të shohin përmbajtje të dëmshme siç është pornografia e fëmijëve dhe imazhet e dhunës ekstreme.

“Procesi është i ngadaltë dhe mund të shkaktojë ngarkesë të lartë mendore për moderatorët njerëzor,” tha OpenAI. “Me këtë sistem, procesi i zhvillimi dhe përshtatjes së politikave të përmbajtjeve reduktohet nga disa muaj në vetëm disa orë.”

Veçmas, CEO i OpenAI tha ditën e Marte se startupi nuk trajnon modelet e tij bazuar në të dhënat e gjeneruara nga përdoruesi. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

deco rikthehet te barcelona 64dcc5c588ad1
Story i mëparshëm

Deco rikthehet te Barcelona

shkencetari musliman qe vuri themelet e mjekesise moderne ibn sina 64dcc8d42ee4d
Story i radhës

Shkencëtari musliman që vuri themelet e mjekësisë moderne: Ibn Sina

Të fundit nga

ShkoLartë