Worldcoin, një projekt kriptomonedhash themeluar nga CEO i OpenAI Sam Atlman debutoi ditën e sotme.
Oferta e këtij projekti është World ID, një llogari që vetëm njerëzit mund ta kenë. Për të marrë një World ID, një konsumator duhet të regjistrohet dhe të bëjë një skanim të irisit të syrit duke përdorur sferën e WorldCoin, një top i argjendtë në madhësinë e një topi bowling.
Sapo të skanohet iris nga kjo sferë dhe të verifikojë se ka të bëjë me një njeri, automatikisht krijon një World ID.
Kompania pas Worldcoin është kompania Tools for Humanity. Projekti ka 2 milionë përdorues nga faza beta dhe me debutimin të Hënën, Worldcoin do të zgjerojë operacionet në 35 qytete në 20 vende.
Ata të cilët regjistrohen do të marrin një kriptomonedhë quajtur WLD. Qasje e World ID është e rëndësishme sepse përdor blockchain për të ruajtur World ID duke mbrojtur në këtë mënyrë edhe privatësinë. Kështu llogaritë nuk kontrollohen nga një entitet i vetëm.
Projekti thotë se World ID do të jetë i nevojshëm në epokën e chatbotëve AI si ChatGPT. World ID mund të përdoret për të dalluar njerëzit nga robotët AI online.
Binance, bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave, tha se do të listojë Worldcoin, tregtimi i së cilës pritet të fillojë të Hënën.
Sipas Altman, Worldcoin do të ndihmojë në adresimin e formësimit të ekonomisë nga AI gjeneruese. “Njerëzit do të mbështetet nga AI dhe të ketë implikime masive ekonomike,” tha ai.
Një shembull është e ardhura bazike universale, UBI, një program përfitimi social që do të udhëhiqet nga qeveritë ku çdo individë përfiton pagesa. Kjo sepse AI do të bëjë shumicën e punëve që njerëzit bëjnë sot.
Altman thotë se UBI do të ndihmojë për të luftuar pabarazinë. Duke qenë se vetëm njerëzit që kanë World ID, reduktohet edhe mashtrimi gjatë implementimit të UBI.
Ai tha se një botë me UBI është ende larg dhe nuk kishte një ide të qartë sesi do të gjenerohen paratë, por World ID hedh themelet për ta bërë realitet. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL