Annie Altman, motra e themeluesit të OpenAI dhe CEOs Sam Altman, ka paditur vëllain e saj në gjykatë duke e akuzuar për abuzim seksual kur ajo ishte e mitur.
Në padinë e dërguar kësaj jave në gjykatën federale të Misurit, Annie Altman akuzon vëllain e saj të madh se ka kryer disa akte të përdhunimit, sulmit seksual, abuzimit seksual, ngacmimit dhe dhunës prej 1997 deri në 2006.
Ajo thotë se abuzimi ndaj saj ka filluar që në moshën tre vjeçare. Përmes një deklarate të bërë së bashku me mamanë dhe dy vëllezërit e tij, Sam Altman tha se të gjitha akuzat e bëra ishin të pavërteta.
Familja Altman thotë se është përpjekur ta mbështesë Annie në forma të ndryshme përgjatë viteve, përfshirë asistencë financiare të drejtpërdrejtë.
“Annie ka bërë deklarata thellësisht lënduese dhe krejtësisht të pavërteta për familjen tonë, veçanërisht Sam. Ne kemi zgjedhur të mos përgjigjemi publikisht, për shkak të respektit për privatësinë e saj dhe tonën. Megjithatë, ajo tani ka ndërmarrë veprime ligjore kundrejt Sam, dhe ne mendojmë se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ti përgjigjemi”, thuhet në deklaratën e tyre.
Përgjatë viteve Annie Altman ka bërë deklarata të ngjashme online. Në padinë e fundit ajo kërkon dëmshpërblim prej 75 mijë dollarësh. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al