CEO i Nvidia Jensen Huang tha se modelet e inteligjencës artificiale nga Deepseek, Alibaba dhe Tencent janë të “klasit botëror” dhe AI po revolucionarizon zinxhirët e furnizimit.
Duke folur gjatë një aktiviteti expo në Kinë një ditë pasi gjiganti AI tha se do të rifillonte shitjet e çipeve popullore H20 në Kinë, Huang ishte në vizitën e tij të tretë në Kinë këtë vit.
Kompania e tij gjendet e pozicionuar ngushtë mes dy ekonomive më të mëdha botërore të cilat po luftojnë për dominim në AI dhe teknologji të fundit.
Ditën e Mërkure pritet që Huang të mbajë një eveniment me dyer të mbyllura në Pekin. CEO i firmës më me vlerë në botë, konkretisht 4.162 trilionë dollarë, ishte shprehur për tregun Kinez duke thënë se është tejet inovative, masiv dhe dinamik.
Ditën e Marte Sekretari Amerikan i Tregtisë tha se Nvidia mund të rifillojë shitjet e çipeve AI H20 në Kinë si pjesë e negociatave me SHBA-në për metalet e rralla.
Porositë për çipet AI të Nvidia duhet të dërgohen tek qeveria Amerikane fillimisht për aprovim. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al