CEO i Apple nuk është më ekzekutivi më i paguar në mesin e kompanive Fortune 500

May 30, 2022
1 minut lexim

Super ylli i basketbollit të Maiami Heat Jimmy Butler fitoi 36 milionë dollarë në 2021 dhe në pamje të parë duken goxha para. Por CEO i Apple Tim Cook fitoi 20 herë më shumë sesa Butler.

Ju mund të mendeoni se të ardhurat prej 770.5 milionë dollarësh të Cook e bëjnë atë CEOn më të paguar në industri dhe mesin e kompanive Fortune 500 por keni gabim.

Shumica e të ardhurave të CEO vinë nga një kombinim i pagës vjetore dhe përfitimeve dhe granteve në formë aksionesh. Sipas Fortune Elon Musk është ekzekutivi më i paguar në mesin e kompanive Fortune 500.

CEO i Tesla dhe SpaceX me pasuri prej 218 miliardë dollarësh fitoi 23.5 miliardë dollarë vitin e kaluar shumica e të cilave vinë nga aksionet që ka në Tesla.

Pas tij ishte Cook me 770.5 milionë dollarë. Vlera e Apple sot llogaritet në 2.2 trilionë dollarë. Në vendin e tretë është CEO i Nvidia Jensen Huang me 561 milionë dollarë të ardhura.

Tjetër në listë është Reed Hastings, CEO i Netflix me 453.5 milionë dollarë të ardhura. CEO i Microsoft Satya Nadella është vetëm i 7-ti me 309.4 milionë dollarë të ardhura. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shqipëria merr në 1 qershor presidencën e Këshillit të Sigurimit, Rama dhe Xhaçka nisen drejt SHBA

Story i radhës

“E di çfarë është evladi!”/ Vetëm tani që është bërë ‘baba’ Yll Limani e kupton domethënien e prindërimit

Të fundit nga

ShkoLartë