CEO e Vodafone Albania: Nëse dëshironi të shikoni sesi shoqëria do të ngjajë në 10 vitet e ardhshme, vështroni 10 vjeçarët sot

min lexim

Pas 12 vitesh investime nga Fondacioni Vodafone Albania në Shqipëri, CEO e kompanisë znj. Kathia Stathaki në skenën e Mbrëmjes Gala të Albanian ICT Awards tha se Vodafone kishte nisur një projekt STEM me 15 shkolla publike në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

25 mësues dhe 200 fëmijë të moshave 12-18 vjeç janë bërë pjesë e këtij projekti tashmë ndërsa Stathaki tha se ky është vetëm fillimi ndërsa Vodafone dëshiron që shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematike të arrijë të gjithë nxënësit dhe të rinjtë në Shqipëri.

Vodafone Albania ju akoduar mirënjohje nga edicioni i 10-të i Albanian ICT Awards për rolin e saj të rëndësishëm në mbështetje të transformimim dixhital Shqipërisë duke fuqizuar zhvillimin dhe gjithpërfshirjen sociale përmes teknologjisë.

“E ardhmja e Shoqërisë varet nga ajo çfarë bëjmë me fëmijët tanë sot,” tha Stathaki gjatë fjalës së saj përshëndetëse në Albanian ICT Awards X.

Thonë se nëse dëshironi të shikoni sesi shoqëria do të ngjajë në 10 vitet e ardhshme, vështroni 10 vjeçarët sot, vijoi ajo.

Vodafone Albania është një prej mbështetësve dhe sponsorëve kryesorë të garës mbarëkombëtare në teknologji. Znj. Stathaki dorëzoi çmimin ICT Startupi i Vitit për Rubikon dhe projektin e tyre “Pago.” /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina krijon rrugë eksporti të grurit për ta shmangur krizën globale të ushqimit

Story i radhës

Tetovë: Kallëzim penal ndaj 55 vjeçares, dyshohet se ka vjedhur stoli ari

Të fundit nga