Nvidia nuk është e vetmja kompani e cila po përpiqet të përfitojë nga interesi në rritje për mjete AI. CEO e AMD Lisa Su gjithashtu dëshiron një pjesë të tregut i cili fuqizon këto mjete AI dhe po përdor këto mjete për dizajnimin e çipeve në të ardhmen.
Gjatë konferencës World Artificial Intelligence në Shangai, Su foli për revolucionin AI dhe sesi AMD po përdor avancimet në këtë fushë për dizajnet e së ardhmes.
Su beson se inxhinieria e harduerit do të ketë nevojë për set të gjerë aftësisht për prodhimin e dizajnëve konkurruese të çipeve.
CTO i AMD Mark Papermaster konfirmoi gjithashtu se AMD po përdor modelet AI në dizajnin e gjysmëpërçuesve, testim e verifikim.
AMD ka ndërtuar ekipe hulumtuesish dhe inxhinierësh të cilët automatizojnë dhe përmirësojnë dizajnin e çipeve duke përdorur mjete AI.
Sa i përket hardueri të përdorur për përshpejtimin e mjeteve AI si dhe softuerin e nevojshëm për të përfituar prej tyre, AMD tradicionalisht ka qenë pas Nvidia. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL