Celsius ju detyrohet 4.7 miliardë dollarë përdoruesve po nuk ka me çfarë i paguan

July 15, 2022
1 minut lexim

Celsius, platforma e tregtimit dhe huadhënies në kriptomonedha ka ndërprerë çdo transfertë një muaj më parë dhe aplikoi për faliment ditën e djeshme. Në balancën e saj mungojnë 1.2 miliardë dollarë sipas aplikimit të bërë pranë autoriteteve raportoi Financial Times.

Por çfarë do të thotë kjo për përdoruesit? Me shumë gjasa nuk do të marrin më paratë që kanë depozituar.

Celsius listoi 5.5 miliardë dollarë detyrime në dosjen e falimentimit, ku 4.7 miliardë dollarë janë të përdoruesve të Celsius.

Problemi është se Celsius liston vetëm 4.3 miliardë dollarë asete, ku shumica janë jo likuide. Një pjesë e madhe e aseteve janë në tokenin e saj crypto njohur si Celsius që prej vitit të kaluar ka qenë në pikiatë. Afro 1 miliardë dollarë janë të lidhur me qendrën e gërmimit të kriptomonedhave të kompanisë.

Celsius shquhej për interesat e larta deri në 18% për depozitat. Por ku shkuan paratë? Celsius shpjegon në aplikimin e bërë se kompania kishte bërë vendime të gabuara.

Sot kompania pretendon se përdoruesit kur janë regjistruar kanë pranuar termat dhe kushtet e shërbimit ku shpjegohet se kompania mund të ngrijë çdo transaksion pa asnjë paralajmërim.

Termat dhe kushtet zbulojnë të të vërtetë të hidhur se përdoruesit nuk po blinin kriptomonedha dhe Celsius po i mbante, por në të vërtetë po autorizonin kompaninë të bëjë çfarë të dojë me asetet e tyre.

Çfarë do të ndodhë me përdoruesit? Askush nuk e di por rreshti i kreditorëve dhe debitorëve është i gjatë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekim Murati ndau kontratat për pjesëmarrje në masën aktive ‘Subvencionimi i rrogave dhe masën aktive Punësimi dhe rritja e personave juridikë’

Story i radhës

Pesë mënyrat për t’u përballur me taktikat e shantazhit ushqimor të Vladimir Putinit

Të fundit nga

ShkoLartë