Celibashi: Ende nuk ka një kërkesë për regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se ende nuk ka një kërkesë për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Celibashi u shpreh se kërkesa do shqyrtohet kur një person do ta paraqesë atë.

Sipas Celibashit, do të shihet nëse personi që e paraqet kërkesën, e ka tagrin për ta kryer atë ligjërisht.

“Diskutimi është kush e ka tagrin për të regjistruar PD-në. Nuk jemi duke bërë asgjë për regjistrimin e PD-së sepse nuk kemi asnjë kërkesë. Në momentin që do të na vijë kërkesa, do ta shqyrtojmë nëse personi që do të paraqesë kërkesën ka tagrin për ta bërë këtë kërkesë ligjërisht.

Unë dhe KQZ si institucion, kemi zero interes se kush regjistrohet. Mesazhi im për të gjetur zgjidhjen është për të gjithë ata që kanë vesh të dëgjojnë dhe ata që kanë në dorë vendimmarrje që të zbatohen afatet”, theksoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lum si mamatë që lindin në shkurt, përse fëmijët e tyre janë kaq të dëshiruar nga të gjithë

Story i radhës

Grubi: Sulmi mbi Ahmetin nga Mickoski me barut “të lagur”, ka për qëllim mbjelljen e frikës te qytetarët

Të fundit nga