ceku nuk jemi per zgjedhje si opsion i pare por nese ska qeveri ato jane te pashmangshme 681d40e198756

Çeku: Nuk jemi për zgjedhje si opsion i parë, por nëse s’ka qeveri, ato janë të pashmangshme

May 9, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin CONTEXT, tha se zgjedhjet nuk janë opsioni i parë për ta zgjidhur krizën, por nëse nuk formohet qeveria, atëherë ato bëhen të domosdoshme.

Ai tha se duhet të lëvizin afatet kushtetuese pas konstituimit të Kuvendit, për të parë nëse është e mundur formimi i qeverisë.

“Çfarë po themi ne, përveç asaj që zgjedhjet, natyrisht nëse mbeten si opsion i fundit, duhet ta bëjmë edhe atë, atë rrugëtim. Mirëpo ne nuk jemi për zgjedhje si opsioni i parë. Ne duhet të sigurohemi që lëvizin afatet kushtetuese dhe këtu afati i parë kushtetues që lëviz pas konstituimit të Kuvendit është që për Qeverinë. Është ai i mandatarit. Është dyjavshi i parë i fituesit të zgjedhjeve, pastaj është e drejta e presidentes për t’ia dhënë sërish të parit ose dikujt tjetër. Pra, në momentin që konstituohet Kuvendi, fillojnë afatet, nëse brenda atyre afateve nuk kemi qeveri, atëherë detyrimisht do të shkojmë në zgjedhje,” tha Çeku.

Sipas tij, nesër është një mundësi e rëndësishme për deputetët që të zhbllokojnë situatën.

“Fillimisht duhet ta bëjmë konstituimin e Kuvendit dhe nesër është edhe një mundësi për partitë tash kushtimisht opozitë, sepse për momentin aty të gjithë janë të barabartë, janë deputetë, njëqind e njëzet, për ta zhblloku këtë situatë dhe për të ecur tutje,” deklaroi Çeku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

non grata nuk hiqet me nje postim rada gazetari anonim dhe ska treguar fakte 681d374618c8b
Story i mëparshëm

“Non grata nuk hiqet me një postim”/ Rada: Gazetari anonim dhe s’ka treguar fakte

yamal zbulon cfare ha para cdo ndeshjeje te rendesishme 681d4460f0a1c
Story i radhës

Yamal zbulon çfarë ha para çdo ndeshjeje të rëndësishme

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin

Lojtari më i mirë i ndeshjes finale

Totenham u shpall kampion i Europa League duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Bilbao, Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe vendimtarin e kësaj finaleje e realizoi Xhonson në fundin
ShkoLartë