Ministria e Jashtme Çeke i ka bërë një replikë interesante homologes së saj në Rusi, pasi kjo e fundit me anë të një postimi në Twitter e akuzoi Çekinë se “ka probleme kronike që autoritetet e vendit nuk kanë ndërmend t’i zgjidhin, duke u përfshirë në veprime destruktive të politikës së jashtme, dhe se vitet e fundit shënojnë një “rrëshqitje” të vazhdueshme të Pragës drejt një kursi rusofobik”.
Ndaj kësaj deklarate, Ministria e Jashtme Çeke përgjigjet kështu:
“Problemet kronike të Çekisë: ne nuk rrëmbejmë fëmijë, nuk bombardojmë spitale dhe nuk i pushtojmë fqinjët.
Largohuni nga Ukraina”.
Burimi: GAZETA.MK