ceket nisin nje projekt te ri po rrisin ndjeshem kufirin e shpejtesise ne autostrade 67d587c388e30

Çekët nisin një projekt të ri: Po rrisin ndjeshëm kufirin e shpejtësisë në autostradë

March 15, 2025
1 minut lexim

Shoferët në Çeki këtë verë do të mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 150 km/h në një pjesë të zgjedhur të autostradës.

Testimi do të fillojë në D3 ndërmjet Tabora dhe Ceske Budejovice, duke u bazuar në faktorë si kushtet e motit dhe dendësia e trafikut që ndikojnë në shpejtësinë maksimale të lejueshme.

Aktualisht është duke u zhvilluar një tender për furnizuesin e sinjalistikës të re, ndërsa Drejtoria për Rrugët dhe Autostradat (ŘSD) është përgjegjëse për këtë proces. Vendosja e tabelave do të zgjasë rreth dy muaj, dhe pritet të përfundojë deri në fund të qershorit ose fillim të korrikut.

Megjithatë, shpejtësi më të larta do të lejohet vetëm nën kushte të caktuara. Koha dhe dendësia e trafikut do të përcaktojnë shpejtësinë e lejuar, e cila do të shfaqet në tabelat e ndryshueshme të trafikut, të cilat mund të tregojnë kufizime të ndryshme të shpejtësisë.

Drejtoria për Rrugët dhe Autostradat (RSD) ka identifikuar gjithashtu segmente të tjera të autostradave në Republikën Çeke, ku shpejtësia maksimale mund të rritet nga 130 km/h në 150 km/h.

Megjithatë, gjithçka do të varet nga rezultatet e testimeve në segmentin D3. Rritja e kufizimit të shpejtësisë në disa segmente të autostradave është mundësuar nga ndryshimet ligjore të vitit 2023. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prishtina dhe drita avancojne ne 45 minutat e pare 67d586d2e2c06
Story i mëparshëm

Prishtina dhe Drita avancojnë në 45 minutat e parë

deputeti i partise se gjukanoviqit arrestohet ne beograd 67d58a5c14003
Story i radhës

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë