Çekët bëhen gati për përballjen e së enjtes

Çekët bëhen gati për përballjen e së enjtes!

Mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.

Këtë të mërkurë, përfaqëueska çeke ka zhvilluar stëvitjen e parë në “Air Albania”, në prag të sfidës së nesërme, teksa deri më tani, ashtu siç konfirmoi dhe tekniku Silhavy në konferencën për shtyp, grupi duket të jetë i plotë për përballjen ndaj “legjionarëve”.

Ndërkaq, të vetmit të cilët nuk ishin të gatshëm për teknikun 61-vjeçar, në sfidën e rëndësishme ndaj Kombëtares sonë ishin “bomberi” i Bayer Leverkusen, Patrik Schick, mesfushori i Union Berlin, Alex Kral dhe sulmuesi i “violëve” të Fiorentina, Antonin Barak.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inaki Williams e thotë troç

Story i radhës

Pendarovski: T’i ruajmë përfitimet e gjeneratës antifashiste me shtet demokratik dhe funksional juridik

Të fundit nga