ceka do kemi te gjithe pasaporta te huaja por shqiperia ende pa anetaresuar ne be 656a5926a2aef

Çeka: Do kemi të gjithë pasaporta të huaja, por Shqipëria ende pa anëtarësuar në BE

December 1, 2023
1 minut lexim

Analisti Blendi Çeka është shprehur se nëse vijojnë këto ritme të emigracionit, shqiptarët do të jenë të gjithë qytetarë të BE-së dhe me pasaporta të huaja, por Shqipëria ende nuk do të jetë anëtarësuar në union.

Komentet Çeka i bëri në “Euronews Albania” ku foli për gjetjet e “Barometrit” mbi optimizmin e shqiptarëve për anëtarësimin e vendit në BE.

“Ne mund të kemi problem me partitë gjatë këtyre viteve, por asnjë parti nuk ka qenë anti-BE. Për 10-15 vite nëse vijojnë këto ritme emigrimi, shqiptarët do të jenë qytetarë të BE me pasaporta, por vendi akoma nuk do të jetë anëtarësuar, është paradoks i paimagjinueshëm.

Përdorim standarte të dyfishta, vijm nga një vend i izoluar dhe tranzicioni për ne ka qenë dramatikë, sidomos për dekadën e parë. Fëmija ka parë si babai ndërron emrin dhe mbiemrin në emigrim, që të jetë më i pranuar.

Ka qenë turp. Të zhvendosur nga 90 deri sot ka një zhvendosje shumë pozivite. Ata që kanë lindur pas viteve 2000 janë shumë më rehat me origjinën e tyre”, është shprehur Çeka.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

izraeli ndalon kamionet e ndihmave humanitare per ne gaza pas nisjes se sulmeve te reja 656a580201712
Story i mëparshëm

Izraeli ndalon kamionët e ndihmave humanitare për në Gaza pas nisjes së sulmeve të reja

vrasja e liridona murselit arrestohet dhe nipi i naimit anetar i fsk se emri foto 656a5a8fe95ec
Story i radhës

Vrasja e Liridona Murselit, arrestohet dhe nipi i Naimit, anëtar i FSK-së (EMRI + FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë