Ç’do të ndodhë me anijet në Vardar?

May 4, 2022
1 minut lexim

Asnjë nga 3 anijet e vendosura në lumin Vardar ende nuk është larguar, edhe pse një gjë e tillë ishte premtuar nga ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov pasi siç tha ai paraqisnin rrezik. Njëra prej tyre është ende funksionale, ndërkaq procesi për largimin e të tjerave është bllokuar pasi që pronari ka paditur Qytetin e Shkupit.

Për të parë se deri ku është çështja gjyqësore kontaktuam edhe me drejtorin ekzekutiv të kompanisë që është pronare e anijes së demoluar, Zharko Milenkoski. Edhe pse fillimisht u dakorduam që deklaratën e tij ta incizojmë, më vonë na ktheu vetëm përgjigje me shkrim ku na informoi se Gjykata që në seancën e parë vitin e kaluar kishte vendosur të bllokojë rrënimin, ndërsa seanca e ardhshme gjyqësore për këtë rast është caktuar për më 7 qershor.

A ishte mirë për Petre Shilegovin që filloi me rrënimin e anijes?

–Jo, sepse populli e dënoi.

A është mirë për shtetin?

-Jo, sepse do të duhet të paguajnë dëmshpërblim. Dëmi është mbi 1 milionë euro. Ne nuk duam ta dëmtojmë shtetin. Nëse e rikthejnë në gjendje siç ka qenë, patjetër që do të vazhdojmë me punë.

Për këtë çështje kërkuam qëndrim edhe nga Qyteti i Shkupit por, përgjigje nuk morëm.

Ndryshe, kontrata me Qytetin e Shkupit është lidhur për periudhë 10 vjeçare, ndërsa prishja e njëanshme e kontratës shkakton pasoja, në këtë rast dëmshpërblim.

Kujtojmë se, këto anije janë pjesë e projektit Shkupi 2014, ndërsa për largimin e tyre u vendos pas studimit për zvogëlimin e rrezikut nga përmbytjet, i përgatitur nga UNDP, së bashku me Qytetin e Shkupit dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza, ku thuhej se në Vardar nuk duhet të ndërtohen argjinatura, pengesa dhe objekte tjera, pasi që zvogëlojnë nivelin e rrjedhës së lumit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prokuroria do të kërkojë që Muhamed Zekirit t’i vazhdohet masa e paraburgimit

Story i radhës

YouTube Go së shpejti nuk do të jetë më i disponueshëm

Të fundit nga

ShkoLartë