Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se nuk është ai që vendos për atë që do të ndodhë në protestën e 7 korrikut të thirrur nga PD.
I pyetur nëse do lejohen apo do ndalen protestuesit nëse tentojnë të hyjnë në kryeministri, Berisha tha se Rama ia mbath para se të fillojnë protestat dhe se ai është njëri prej aktorëve në këtë front dhe vendimet merren nga koalicioni, nga fronti.
“Edi Rama është i vetmi kryeministër që ia mbath para se të fillojnë protestat. Është e vërtetë. Nuk ka ndenjur kurrë në kryeministri. Ai, ndiqeni atë ditë, nga tunelet e Skraparit, gjer në galeritë e Klosit, por të sigurt të jeni ju që në asnjë protestë nuk ka qëndruar në zyrë. Kemi të bëjmë me një front, nuk jam unë. Unë jam njëri prej aktorëve në këtë front dhe vendimet merren nga koalicioni, nga fronti.
8 janari është skenar që nuk është përsëritur ndonjëherë në historinë e botës. Nuk e ka bërë njeri atë që bëri Lulzim Basha”, deklaroi Berisha.