“Çdo marrëveshje me Rusinë nuk vlen asnjë qindarkë”

1 minut lexim

Çdo marrëveshje me Rusinë nuk mund t’i besohet dhe Moska mund të ndalet në pushtimin e saj vetëm me forcë, tha këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Në një mesazh në aplikacionin e mesazheve Telegram ai shkroi: “Çdo marrëveshje me Rusinë nuk vlen asnjë qindarkë.

“A është e mundur të negociosh me një vend që gënjen gjithmonë në mënyrë cinike dhe propagandistike?”

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën pas ngecjes së bisedimeve të paqes, me negociatat e fundit të njohura ballë për ballë më 29 mars.

Kremlini tha në fillim të këtij muaji Ukraina nuk po tregonte gatishmëri për të vazhduar bisedimet e paqes, ndërsa zyrtarët në Kiev fajësuan Rusinë për mungesën e përparimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto sjellje bëjnë që njerëzit të tërhiqen më shumë nga ju

Story i radhës

Biznes me shpifjet kundër Sali Berishës!

Të fundit nga