Çdo grua mundet… Ishte ky aktivitet i realizuar në Komunën e Çairit nga gratë pjesëmarrëse në Akademinë për Lideret e së ardhmes nga Çairi, Buteli dhe Haraçina, Akademi të cilën e nxiti Forumi i Gruas dhe bashkë me Qendrën Analitike “Abdylaqim Ademi”, deputeten Arbana Pasholli dhe me mbështetje të NDI Maqedoni e organizuan modulin e parë nga katër modulet e parapara me këtë programë.
Aktiviteti “Çdo grua mundet…” u mbajt dy ditë dhe ishte me karakter informativ dhe edukativ për t’i nxitur gratë të realizojnë qëllimet e tyre në jetë duke investuar në vetvete me trajnime të ndryshme të sferave të ndryshme.
Falenderim i veçantë për organizatoret, Teutën, Gzimen, Nerxhivanen, Arbëreshën dhe Magbulen si dhe organizatën Operation Mercy të cilët ishin dhe trajnues në këtë aktivitet.