Çdo gjë që duhet të dini rreth Wi-Fi 7

May 29, 2022
min lexim

Ndërsa shumë njerëz kanë kaluar në Wi-Fi 6 dhe tashmë po konsiderojnë Wi-Fi 6E, pasardhësi i këtyre dy teknologjive është në zhvillim.

Wi-Fi 7 është avancimi i ardhshëm dhe njëlloj si paraardhësit premton shpejtësi më të larta interneti, më pak vonesa transmetimi dhe aftësinë për të menaxhuar më shumë lidhje njëherazi.

Nëse sot po kërkoni të përmirësoni rrjetin tuaj Wi-Fi, versioni 7 nuk është përgjigja sepse është vite larg. Në këtë artikull do të elaborojmë drejtimin që kjo teknologji do të marrë.

Çfarë është Wi-Fi 7?

Gjenerata e 7-të e Wi-Fi premton përmirësime të ndjeshme krahasuar me 6 dhe 6E me shpejtësi deri në 4 herë më të larta. Gjithashtu ka përmirësime në reduktimin e vonesave, rritjen e kapacitetit, stabilitetit dhe efikasitetit.

Sipas emërtimi të vjetër të standardeve të Wi-Fi, 802.11be do të jetë emërtimi i Wi-Fi 7 ku Wi-Fi 6 ishte 802.11ax dhe Wi-Fi 5 802.11ac.

Natyrisht në një pajisje Wi-Fi 7 do të mund të lidhen edhe pajisje me Wi-Fi 6 apo 5 por që përdoruesit të përfitojnë rritjen e performancës ju duhet të kenë një pajisje Wi-Fi 7.

Cilat janë përfitimet?

Wi-Fi 7 do të jetë më e shpejtë, të përballojë disa lidhje njëherazi dhe të ruajë performancën e vonesave të ulëta të transmetimit. Konkretisht nga këto përmirësime përfitojnë videot e cilësisë së lartë, cloud gaming, AR dhe VR.

Wi-Fi 7 gjithashtu adreson interferencat dhe mbingarkesën sidomos në hapësira me përqendrim të lartë pajisjesh Wi-Fi qofshin smartfonë, tabletë apo laptopë si dhe router të tjerë Wi-Fi.

Si krahasohet me Wi-Fi 6E?

Pyetja që kushdo mund të bëjë ku dallon Wi-Fi 7 nga 6E duke pasur parasysh përfitimet dhe avantazhet e njëjta që sjellin duke hapur bandën 6Ghz. Madje Wi-Fi 7 do të përdorë të njëjta banda 2.4Ghz, 5Ghz dhe 6Ghz. Ja disa përmirësime për tu veçuar:

Kanale të gjëra

Secila bandë ndahet në kanale. Banda 2.4Ghz ka 11 kanale prej 20Mhz secila. Banda 5Ghz ka 45 kanale 20Mhz që mund të kombinohen për të krijuar kanale 40 ose 80Mhz. Ndërsa banda 6Ghz mbështet deri në 60 kanale dhe me Wi-Fi 6E mund të zgjerohen deri në 160Mhz. Sa më i gjerë kanali aq më shumë të dhëna mund të transmetojë.

QAM më i lartë

Quadrature Amplitude Modulation (QAM) është një metodë për transmetimin dhe marrjen e valëve radio. Sa më e lartë, aq më shumë informacion transmetohet. Wi-Fi 7 mbështet 4K-QAM, Wi-Fi 6 1024-QAM dhe Wi-Fi 5 ishte kufizuar në 256-QAM.

Kalimi nga 1024-QAM të Wi-Fi 6 në 4K-QAM në Wi-Fi është një rritje me 20% e performancës maksimale.

Multi-Link Operation

Avancimi më i madh i Wi-Fi 7 me shumë gjasa është Multi-Link Operation (MLO). Çdo standard i mëparshëm Wi-Fi krijonte një lidhje mes dy pajisjeve në një bandë të vetme. Çdo router tri-band Wi-Fi 6E lidhet me dy pajisje në një bandë të vetme mbi një kanal të fiksuar.

MLO mund të kombinojë frekuenca të ndryshme në banda të ndryshme në një lidhje të vetme. Një router Wi-Fi 7 mund të lidhet me një pajsije Wi-fi në 2 apo më shumë kanale të bandave të ndryshme.

Wi-Fi 7 gjithashtu përmirëson teknologjitë ekzistuese si OFDMA, MU-MIMO dhe TWT.

Kur Wi-Fi 7 do të jetë e disponueshme?

Do të duhet më tepër se 1 vit për të parë pajisjen e parë Wi-Fi 7 por standardi i ri ka filluar të marrë formë. Kompani si Qualcomm, Broadcom apo MediaTek kanë filluar të punojnë për integrimin e çipeve Wi-Fi.

Por edhe kur të mbërrijë, Wi-Fi 7 nuk do të zhdukë Wi-Fi 6. Me shumë mundësi do të bashkekzistojnë si teknologji plotësuese të njëra-tjetrës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbahet në Beograd protesta kundër luftës në Ukrainë, kërkohet nga Rusia që t’i largojë mbi 4 mijë spiunët nga Serbia

Story i radhës

Breshër i dendur në juglindje të vendit/ Dëme të mëdha në bujqësi

Të fundit nga

ShkoLartë