Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se me me terrorizmin duhet të luftojnë në mënyrën “pa justifikime” dhe homologes së tij belge i tha se nga ta presin “solidaritet edhe në këtë çështje”, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit me ministren belge të Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Kulturore, Hadja Lahbib, ministri Çavuşoğlu foli në një konferencë të përbashkët për media në Ankara.
Çavuşoğlu mori fjalën pasi homologia e tij shprehu “shqetësimet” e saj për çështjen e një operacioni të mundshëm tokësor të Türkiyes kundrejt objektivave terroriste në Irak dhe Siri. Ai theksoi se Türkiye në luftën e saj kundër terrorizmit ka vendosur në objektiv në mënyrë të drejtpërdrejtë terroristët dhe asnjë herë nuk ka dëmtuar civilët dhe infrastrukturën civile.
“Sikur Iraku të mund të zhvillonte këtë luftë kundër PKK-së dhe të mund t‘i pastronte ato në mënyrën që e bën edhe kundër DEASH-it”, tha Çavuşoğlu.
Duke njoftuar se homologes së tij belge i ka shpjeguar arsyen si nuk zbatohet Marrëveshja e Sinjarit, Çavuşoğlu tha se, “Sikur aleatët tanë në Siri SHBA-ja dhe Rusia të kishin mbajtur premtimin e tyre në marrëveshjen e vitit 2019 dhe këto zona të ishin pastruar. Nuk mund të bëhet në këtë mënyrë që ta dënojmë terroristin kur kryhet sulm dhe në ndërkohë Türkiye të mos bëjë asgjë dhe më pas të tregohet solidaritet kur të përsëritet sulmi”.
Ministri turk theksoi se vendi i tij në luftën kundër terrorizmit mund të përdorë të drejtat që lindin nga e drejta ndërkombëtare nëse është e nevojshme.
“Nëse vetëm dy nga dy mijë sulmet nga Siria në dy vitet e fundit dhe vetëm dy nga 937 sulmet e kryera në vitin e fundit nga Iraku do të kryheshin ndaj ndonjë vendi të BE-së ose SHBA-së, çfarë do të bënin këto vende? Do të qëndronin të heshtura? Nuk do të qëndronin të heshtura”, u shpreh Çavuşoğlu.
Pasi theksoi se Türkiye është një prej vendeve më të ndjeshme në çështjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, Çavuşoğlu tha se janë kundër retorikave “mos kryeni operacion nga ajri ose nga toka”.
Më tej, Mevlüt Çavuşoğlu tërhoqi vëmendjen se nuk ka asnjë vend tjetër e cila në luftën me DEASH-in ka neutralizuar 4.500 terroristë.
“Nga ju presim solidaritet edhe në këtë çështje. Pritja jonë nga ju është që të merrni masa dhe të luftoni kundër organizatave të PKK-së që zhvillojnë aktivitetet e tyre terroriste në të gjithë Evropën dhe të cilët aktualisht janë shumë aktive në Belgjikë”, tha Çavuşoğlu.