Çavuşoğlu bisedë telefonike me homologen franceze për ngjarjet e dhunshme në Paris

December 29, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi një bisedë telefonike me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës, Catherine Colonna, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga ministria thuhet se Çavuşoğlu dhe Colonna në bisedën telefonike diskutuan për ngjarjet e dhunshme që ndodhën pas sulmit që një francez kreu në Paris më 23 dhjetor.

Në bisedë Çavuşoğlu tha se Franca me këtë ngjarje pa fytyrën e vërtetë të organizatave terroriste. Ai theksoi se propaganda e zezë që qarqet e PKK/PYD/YPG-së filluan kundër Türkiye-s duke paraqitur si justifikim sulmin dhe shfaqja e politikanëve francezë para fotografive të kreut terrorist dhe para leckave të organizatës terroriste, është e papranueshme dhe se nuk duhet të lejohen këto aktivitete propagandistike.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Nëse është e nevojshme do t’i ngrijmë sërish çmimet

Story i radhës

Durmishi jep një lajm të mirë për qytetarët e Vitisë

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë